Juristi Kreshnik Spahiu tha në një lidhje për ‘Repolitix’ se nuk shikon asgjë të përbashkët me protestat që po zhvillohen në vendin tonë me atë të studentëve në Serbi.
"Nuk shoh ngjashmëri të protestave në Serbi me shqiptarët. Te ne protesta nisi me Zvërnecin, kaloi te flamingo, pastaj me kostumet me parfum, me shoqatat, pastaj me PD dhe partitë e reja. Se proteston para Ministrisë së Arsimit nuk do të thotë se je student. Ata me maska që hedhin molotovë as 5% nuk janë studentë dhe mënyra si kanë operuar, kurrë nuk do e kenë pjekurinë për tu konovertuar në votë politike si ajo e Serbisë. Ditën që do të fillojnë formacion politok, çdo universitet dhe gjimnaz do të shpallin parti. Do të plasi një luftë e paparë se kush do të bëhet deputet. 'Shqipëria Bëhet' nuk ka interes për një parti të re, as ajo e Qorit dhe Shehajt. Ka një tendencë për të bërë një parti fetare por nuk ka mbështetje", tha Spahiu.
Lajmi kryesor:
Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria










