Auron Miloti debuton në stolin e Vllaznisë: Në ekip janë Latifi dhe Vulaj, përgjegjësi e madhe për mua

Vllaznia dhe Bylis luajnë nesër në 15:00 për javën e 27-të në Superligën e futbollit. Në "Loro Boriçi", për vendasit do debutojë si trajner djali i shtëpisë, Auron Miloti. Në konferencën për mediet para ndeshjes, trajneri shkodran ka thënë se është një përgjegjësi dhe emocion i madh për të që do drejtojë skuadrën e zemrës. Tekniku ka thënë se ka 21 futbollistë në dispozicion, mes të cilëve edhe Latifin dhe Vulajn.

"Nesër Vllaznia - Bylis, debutim për ju? Është një emocion i veçantë të kontribuoj edhe unë si trajner te ekipi i zemrës ku u rrita si futbollist dhe karriera ime tani fillon këtu si trajner. Është një ndeshje e fortë si çdo ndeshje e kampionatit. Jemi të fokusuar që në ditën e parë dhe shpresoj që t'ia arrijmë një rezultati pozitiv.

Ndryshime te skuadra dhe situata me lojtarët? Në atmosferë do ndryshojë entuzizmi që unë kam si trajner. Shpresoj që tifozët të jenë në stadium dhe të shohin ndeshjen. Futbolli i tillë është, unë kam qenë si futbollist i pakënaqur kur nuk luaja. Shpresoj që lojtarët të japin më të mirën në fushë, siç bëjnë në stërvitje. Nesër kam 21 lojtarë në dispozicion, përfshi Latifin dhe Vulaj. Derisa matematika na lejon, do japim maksimumin tonë për titullin. Jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, Bylis kërkon të na marrë pikë. Kam kërkuar fokus dhe mentalitet në fushë nga lojtarët", tha Miloti.

Më pas trajneri u ndal edhe te njohja e skuadrës dhe besimi i presidentit Alban Xhaferi, teka nuk mundi mos përmendë shortin e Kupës dhe kundërshtarin, Egnatian.

"Njohja e skuadrës? Ky ishte plusi për ne dhe presidenti na besoi, si mua dhe Sinanit. Jemi brenda ekipit dhe uroj suksese për ekipin. Ndryshime? Emra dhe ndryshime s'mund të jap, do e shihni nesër ndryshimin.

Egnatia në Kupë? Të tria skuadrat, përfshi edhe Teutën dhe Tiranën janë të forta. Egnatia për ne ka qenë "mace e zezë". Jemi të kënaqur që do ndeshemi me ta.

Tifozët? Ata janë oksigjeni ynë. I jap një mesazh që të na mbështesin deri në ndeshjen e fundit. Do japim gjithçka në fushë, çdo emocion dhe cilësi tonën", tha Miloti.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi: 31/03/2023 11:24

    SI lojtar ka qene i mire, shohim si trajner s'do ta kete te lehte. Shohim. Suksese sidoqoftë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni