Auron Tare: Galeria më e mirë në botë shiti pikturën identifikuese të shqiptarëve të Egjyptit... po ne patriotët ku ishim?!
Piktura e Frederick Arthur Bridgman
Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrugëve. Shiten bluza të stampuara në Kinë me flamur shqiptar. Emigrantët që vijnë në verë plasën duke bërë shqiponjën me duar e këmbë. Ndonjë shqipo që ka miq këta mavrit i kërkon tu bëjë shqipen me gishta për ta hedhur në Facebook.
Askush nga shqipot patriotë apo kultura jonë patriotike me daulle dhe flamurë nuk ka ende një projekt apo ide për të mbledhur visaret e kulturës shqiptare të shpërndara nëpër botë. Ndërkohë bota e qytetëruar mbledh ngadalë në heshtje pa zhurme visare të kulturës botërore me motive të shqiptarëve të dikurshëm.
Nejse kot e kisha këtë hyrje sa për të shfryrë inatin. Që ta marrim vesh ne shqipot, në një nga galeritë me të mira në botë, Sothby, u shit një nga pikturat më identifikuese të shqiptarëve të Egjyptit. Piktura e Frederik Arthur Bridgman me titull “Falja ne Xhaminë e Kairos” pikturuar 1876, menjëherë pas kthimit të tij nga Egjypti.
Kjo galeri kishte nxjerrë në shitje edhe një skice / bocet të pikturës se famshme të Zheromit “Prijësi i Arnautëve” po nga motivet e shqiptarëve të Egjyptit. Nejse kot edhe unë që pyes.
Se mos u kujtua ndonjë nga Ministria e Kulturës për të pyetur? Jo për gjë, por këto Ambasadat tona jashtë kanë edhe Atashe Kulturor. Largqoftë ndonjë nga këta zengjinet e rinj që fitojnë miliona euro të parave publike t’u shkonte mendja ta blinin dhe t’a dhuronin publikut shqiptar.
Kot edhe unë, çfarë lidhje kanë patriotët tanë me këto gjera? Mjafton kënga e Adem Jasharit ne Stadium dhe ndihemi mirë me patriotizmin tonë të kulluar…
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
19.9%
-
As i mirë as i keq
35.5%
Vota total: 589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti sovran bektashi, Auron Tare në Report Tv: Nëse doni t'i ndihmoni bektashinjtë kthejuni pronat! Kanë ndihmuar në pavarësinë e shtetit shqiptar
23 Shtator, 15:27
-
Studiuesi Tare për Report Tv: Zjarri në Finiq dogji gjithë zonën arkeologjike! Duhet të krijohet shërbim për ruajtjen e parqeve
10 Gusht, 17:32
-
Zjarri në Finiq, Auron Tare: Kur Fajin nuk e kanë Barbarët
8 Gusht, 18:31
-
Auron Tare: Në Ditën Botërore të Park Rangers apo Rojtarëve të Parqeve Kombëtare
31 Korrik, 12:43
-
Auron Tare: Kur paratë harxhohen vec për gomerët
17 Korrik, 14:09
-
Auron Tare denoncon: Nisi ndërtimi i Plazhit numër 2 brenda zonës së mbrojtur të Butrintit
28 Qershor, 09:54
-
Menaxhimi nga privati, Auron Tare: UNESCO mund të fusë Butrintin në listën e pasurive botërore të rrezikuara
25 Qershor, 19:40
-
Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Historiani Arben Llalla: Duhen nderuar
21 Maj, 22:46
-
Auron Tare: Mos ma prekni Bubulinën” (Mbi debatin Vehbiu-Kocollari)
20 Maj, 21:13
-
DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdoren 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!
7 Maj, 15:55
-
Digjet 'Bar Lulishte Butrinti', Auron Tare për Report Tv: Zjarrfikësit erdhën vonë! Skenë e vrasjes së një monumenti historik! E shkatërruan për të ndërtuar më vonë
5 Prill, 12:55
-
Auron Tare: Armiqtë e Shqipërisë?
27 Shkurt, 20:19
Se pari ne nuk jemi Kina qe ka vendosur te bleje cdo gje qe lidhet me trashegimine kulturore e kulturen e saj.Se dyti,keto vepra kushtojne nje djall e gjysem,/zengjinet/ e sotem shqiptare jane zengjine vetem nga kuleta,jo nga truri,keshtu qe mos prit te vleresojne rendesine e ketyre veprave.Se treti,/ke gjetur kishe te gabuar ku te falesh/.Kete artikull dergoja Bojaxhiut qe te gjeje kohe te mendoje per trashegimine e kultures kombetare,po aq me entuziazem sa mendon per revolucionin dixhital!
PërgjigjuBravo per shkrimin Auron! Mbetesh si gjithmone nje qytetar model, qe ske frike te thuash ate qe mendon edhe kunder atyre qe kane pushtet!
PërgjigjuOh,kjo eshte shun e lehte per tu shpjeguar. E para galeria nuk quhet sothby por Sotheby's. E dyta kushdo qofte aq i suksesshem te ket aq para per te blere kte veper arti dhe tja dhuroje shtetit Shqipetar, nuk ka kohe ti shpjegoje sistemit komunist 2.0 te sotem dhe spakut se nga i vin te ardhurat !!!!! Keshtu qe patriotizmi? Mendohu dhe nje her.
Përgjigju@Xon Balla, pse duhet tja fal shtetit shqiptar o Xon, i fal gja ti shteti shqiptar??10% te rroges tende mujore??Nqs nuk ke lek ben vullnetarizem??Shteti shqiptar ka lek per ta blere nqs i interreson