Pas gati tetë muajsh kërkimesh, dashamirësit e historisë antike, artit dhe kulturës mund të lexojnë një artikull me interes të veçantë mbi fatin e një koleksioni të rrallë, të zbuluar në fshatin e Paramithisë, Çamëri, në vitin 1796.
Koleksioni i statuetave prej bronzi, i cili u dërgua në Shën Petersburg për koleksionet e Perandoreshës Katerina e Madhe të Rusisë, pas një sërë peripecish dhe aventurash të denja për një film, përfundoi në një nga sallat kryesore të muzeut të famshëm imperial të Londrës - British Museum.
I panjohur deri më sot për studiuesit tanë, ky koleksion është ndër më të rrallët dhe i përket periudhës së shekullit të I pas Krishtit. Ai ka jo vetëm një vlerë shumë të madhe historike, por mbart edhe një vlerë të jashtëzakonshme artistike, duke dëshmuar mjeshtërinë e rrallë të punishteve vendase në Epir, të cilat shfaqen si qendra të rëndësishme të artit të kohës.
Komente










