Auron Tare: Në Urën e Peratit (Leskovik)

Auron Tare: Në Urën e Peratit (Leskovik)

Ushtarakë shqiptare në inspektim nga Francesco Jakomoni mëkëmbësi i Mbretit të Italisë

Ka disa vjet qe i takoj çdo fund shtatori përgjatë brigjeve te Vjosës midis Këlcyrës dhe Tre urave. Ish ushtarake te reparteve alpine italiane, te veshur me uniformen dalluese te këtyre reparteve malore. Çdo mëngjes pasi ngrenë flamurin ne një shtize druri me ceremoni, ngjiten neper shtigjet e ish frontit te Luftës Italo- Greke.

Përkujtojnë çdo vit alpinet e vrare ne ketë front ne një lufte qe sot duket pa asnjë kuptim. Ndonjë fshatar i zonës qe kalon me bagëti atyre aneve shikon i çuditur se si këta italiane ngjiten ne majën e Golikut apo te Trebeshines për te kujtuar ca te vrare.

Ka dëgjuar nga pleqtë ndonjë llaf për ketë lufte dhe aq. Kur i pyet për ndonjë llaf me shume indiferent te thonë se ata qe u vranë ishin fashista. Ndërkohë alpinet e sotëm nuk kane asnjë lidhje me fashizmin, por si ushtarake nderojnë kujtimin e te rënëve qe u vranë për absurditetin e kohës kur ata jetuan. Vepra e tyre nderohet edhe sot jo vetëm ne kazermat e Italisë për edhe ne Malet Shqiptare ku ata ushtare u vranë për vendin e tyre. Për betimin qe kishin bere ne Flamur dhe për nderin ndaj armeve qe përfaqësonin.

Ndërkohe te rënët shqiptare ne ketë Lufte absurde as nuk përmenden ne asnjë kontekst historik. Përkundrazi dezertimi i reparteve shqiptare nga Fronti quhet si diçka pozitive nga historiografia jone. Shume rralle, po ama shume rralle përmendet shifra prej diku tek 118 ushtarakeve shqiptare qe u vranë ne frontin Italo _Grek.

Ushtaraket shqiptare bene detyrën, shkuan atje ku i dërgoi Qeveria e vet e cila duhet theksuar një Qeveri kuislingë ishte pjese e një sulmi absurd kundër Greqisë. Historia Botërore e dënoi ate Lufte por Historia Shqiptare nuk ka perse ti dënojë me heshtje ushtaraket shqiptare qe nderuan betimin qe kishin bere dhe nderin e armeve qe përfaqësonin.

Foto 1. Ushtarake shqiptare ne inspektim nga Francesco Jakomoni mëkëmbësi i Mbretit te Italisë

2. ish ushtarake Alpine italiane ne nje ceremoni ne urën e Peratit afër Leskovikut ku u vranë një numër i madh alpinesh te Divizionit "Julia"

2. Xhafer Bej Ypi ish Ministër Oborri i Mbretit Zog, Kryeministër kujdestar, u vra nga një avion britanik. Njeri i besuar i Mbretit Zog i cili akoma pa kaluar kufirin eprori i tij priti itaianet ne Durrës dhe u caktua ne postin e larte nen okupacionin italian.

Me poshtë kënga kushtuar betejës se Ures se Peratit mbi Vjose pranë Leskovikut.

Kënduar çdo vit ne forma te ndryshme nga repartet Alpine Italiane

https://www.youtube.com/watch?v=QPJMRV8ya4c

https://www.youtube.com/watch?v=KnV60Cw0lOU

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja