Auron Tare: Të dorëhiqet
Ministri i Kulturës Bumçi

Auron Tare: Të dorëhiqet<br /> Ministri i Kulturës Bumçi
Një ditë pas lajmit për grabitjen e Afreskut të Onufrit ka reaguar menjëherë Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Anëtarë të këtij forumi kanë shkuar dje në vendngjarje dhe reagojnë ndaj qeverisë që nuk parandaloi atentatin ndaj trashëgimisë kulturore. Gazeta boton fotot e marra nga vendngjarja e aktit vandal ndaj afreskut 500-vjeçar të Onufrit në Kishën e Shën e Premtes. Afresku i pikturuar nga dora e Onufrit në vitin 1554 ka qenë një ekzemplar I rrallë studimesh ndërkombëtare. Ky afresk është bërë baza e kërkimeve shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore. Janë të shumta referencat dhe botimet ku preken vlerat dhe teknikat e përdorura nga Onufri në këtë kishë, shprehen studiuesit. QË nga 30 dhjetori afresku i Onufrit vazhdon të vidhet me copa ritmikisht dhe keqbërësit nuk ndihen ende të shqetësuar nga organet e rendit. Grabitësit vazhdojnë punën e tyre edhe me ikonostaset dhe afresket e monumenteve ortodokse të Shqipërisë përkundrejt paaftësisë së ruajtjes nga shteti. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka kërkuar me insistim dorëheqjen e Ministrit të Kulturës, zotit Aldo Bumçi dhe drejtorit të Trashëgimisë. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë i shqetësuar nga imazhet e djeshme dhe pasojat e vandalizmit, ka reaguar edhe për heqjen e sistemit të kujdestareve nga qeveria, duke i lënë këto monumente kulture në mëshirë të fatit. Reagimit për heqjen e sistemit të kujdestarëve i është bashkuar edhe drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, z. Apollon Baçe me intervistën e tij që po e botojmë sot. Më poshtë reagimi i anëtarit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Auron Tare.

Auron Tare:
Ministri i Kulturës dhe Drejtori i Trashëgimisë të japin urgjentisht dorëheqjen
Grabitja e afreskeve të Kishës së Shën e Premtes në Valësh të krahinës së Shpatit në Elbasan, është atentati i radhës ndaj Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Por kjo grabitje merr një dimension tjetër, kur mendon se kryeveprat e Onufrit, piktorit më të madh që ka nxjerre trualli i Arbrit tashmë nuk janë me. Grabitja e kryer në kapërcyell të vitit dihej mirë nga institucionet shtetërore te Trashëgimisë dhe qëllimisht ata heshtën për ta mbuluar këtë grabitje të rëndë. Ministria e Kulturës jo vetëm heshti, por nuk mori asnjë masë për të penguar vjedhjen e mëtejshme te kësaj kishe. Kështu që grabitësit të inkurajuar nga indiferenca zyrtare u rikthyen, duke dëmtuar gati të gjitha afresket e Kishës. Afresket e Onufrit në dimensionin shqiptare janë të barasvlershme me kryeveprat e Mikelanxhelos apo Da Vinçit ne Trashëgiminë Italiane. Imagjinoni italianët që të gdhihet një ditë dhe të mësojë se kryeveprat e këtyre artistëve të mëdhenj janë zhdukur një herë e përgjithmonë. Kjo grabitje qe është një ogur i zi për vitin qe sapo ka filluar dhe tregon më së miri demagogjinë e kësaj qeverie, e cila në vitin 2007 hoqi sistemin e kujdestarëve duke i lënë këto monumente kulture në mëshirë të fatit. Ministri i Kulturës dhe Drejtori i Trashëgimisë duhet të japin urgjentisht dorëheqjen, pasi janë përgjegjësitë kryesorë të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë në dëm të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz