AUSTRALI - Momente ankthi për disa minuta në Austali. Dy gra dhe një fëmijë i vogël janë shpëtuar nga ujërat e rrëmbyer dhe përmbytjet e mëdha që kanë pushtuar pjesën jugore të Australisë.
Momenti i shpëtimit është filmuar nga një punonjës i shërbimeve të emergjencës dhe është trasmetuar në kanalin televiziv “Seven News”. Të dyja gratë vendosën fëmijën në një thes të papërshkueshëm nga uji duke u ngjitur më pas lart në helikopter.
Një operacion shpëtimi delikat që për fatin e mirë përfundoi pa dëme fatale. Ndërkohë raportohet se një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar nga kushtet e rënda të motit që kanë shkaktuar shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha.
Autoritetet thonë se rreth 60.000 shtëpi janë pa energji elektrike dhe qindra shtëpi janë nën ujë dhe disa qytete kanë mbetur të izoluara. Moti i keq i shoqëruar me shira të rrëmbyer dhe erëra të forta pritet të godasë Sydney-n gjatë ditës së sotme.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com