Një 21-vjeçare britanike ka gjetur vdekjen ditën e sotme pasi është therur nga një francez në një hotel në Toënsville, në veri të Queensland, Australi.

29-vjeçari ka therur vajzën dhe ka plagosur 2 të tjerë duke thirrur ‘’Allahu Akbar’’ mesditën e së martës shkruan BBC.

Vrasjen e tmerrshme e shikuan 30 persona të cilët ndodheshin në hotel në momentin e sulmit.

Sipas BBC, 29-vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në një spital psikiatrik.

Ai ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike pas vrasjes. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan 29-vjeçarin të kryente këtë vrasje të tmerrshme.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com