Për herë të parë, shteti australian është vënë në shënjestër të terroristëve të shtetit silamik të Irakut dhe Levantit. Kjo pasi ekstremistët islamikë u bënë thirrje përkrahësve për të demonstruar një prerje koke në Australi. Alarmi është dhënë sot nga kryeministri Tony Abbot.

“Ka të paktën 60 australianë që ne e dimë se i shërbejnë ISIS dhe grupeve të tjera terroriste në Lindjen e Mesme, dhe 100 australianë që i mbështesin ato. Këtu janë, me keqardhje e them, një rrjet njerëzish në këtë shtet që megjithëse jetojnë këtu, po bëjnë çmos për të na dëmtuar. E rëndësishme është që policia dhe organizatat e sigurisë të jenë një hap përpara tyre dhe unë mendoj se këtë mëngjes ata ishin.”- deklaroi ditën e sotme kryeministri i vendit Tony Abbot.

Banorët e Sidneyt u terrorizuan sot gjatë një aksioni policor në sulmin më të madh ndaj terroristëve në historinë e vendit. Mbi 800 forca policore u përfshinë në bastisjet e para të shtëpive ku u ndaluan 15 persona të dyshuar për terrorizëm. Ndërkaq, kryeministri Abbot iu drejtua trupave që do të shkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe që do të bashkohen në një koalicion kombëtar kundër shtetit islam, se misioni i tyre ishte më se i drejtë dhe i nevojshëm.

Rreth 160 australianë janë të përfshirë në luftimet në Lindjen e Mesme ose mbështetës aktivë të luftëtarëve islamikë që veprojnë në Siri dhe Irak. Ndërkaq, një forcë prej 600 trupash, të përbërë nga 400 personel ajror dhe 200 ushtarakë të forcave speciale do të vendosën në një bazë ushatarake amerikane në Emiratet e Bashkuara.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)