AUSTRALI - Në New South Wales të Australisë është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të zjarreve që kanë pushtuar vendin.
Deri më tani, zjarret kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi. Sipas zyrtarëve, kishte 40 vjet që nuk regjistrohej një katastrofë e tillë.
Ky lajmërim erdhi pasi kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen me rritje të temperaturave me mbi 30 gradë celcius dhe erërave të forta gjatë ditëve në vazhdim.
Gjatë ditëve të fundit, më shumë se 37 mijë hektarë tokë janë djegur dhe kjo shifër pritet të rritet. Qindra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Ushtria australiane ka filluar të hetojë shkakun e këtyre zjarreve. Mendohet se një stërvitje me eksploziv e ushtrisë afër qytetit të Lithgow, mund t’i ketë dhënë jetë zjarrit i cili u përhap në zona të ndryshme të Australisë.
Një pistë tjetër që po hetohet është dhe ajo e zjarrvënies së qëllimshme.

(Zjarret në Australi dhe pasojat e tyre)
Redaksia online
(Erin Didi/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com