Emma, e cila jeton në Australi, prind i vetëm që kujdeset për vajzën, e pikëlluar shprehet se nuk ka pasur zgjidhje tjetër që ta mbrojë adoleshenten pasi ajo ka tentuar të vetëvritet 12 herë përgjatë dy viteve.
Stephanie e cila është abuzuar seksualisht kur ishte e vogël, ka filluar të dëmtojë veten në adoleshencë, duke tentuar të presë damarët, stomakun apo edhe qafën. Por së fundmi gjendja e saj është përkeqësuar pasi ajo ka filluar të lëndojë edhe të tjerët, ndaj dhe mamaja e saj është detyruar që ta shndërrojë dhomën e saj në një ambjent sa më të përshtatshëm për të, por gjithsesi mbetet një burg për vajzën.
Vajza dhe mamaja e saj jetojnë në një zonë rurale ndaj dhe e kanë të vështirë të përfitojnë nga shërbimet psikiatrike të cilat janë mbi dy orë larg. Ema ndihet keq dhe një mama e paaftë, por kjo është e vetmja zgjidhje që ajo ka për të mos lejuar vajzën t’i marrë jetën vetes.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com