BALI- Familjarë të viktimave të sulmit me bomba në Bali u mblodhën gjatë ditës së premte për të përkujtuar 10-vjetorin e ngjarjes tragjike ku mbetën të vdekur 202 persona, 88 prej tyre australianë.
Shërbimi përkujtimor u mbajt në Great Hall-in e Parlamentit nga guvernatori i përgjithshëm i Australisë, Quentin Bryce ndërsa ceremonive ju bashkuan edhe kryeministrja Julia Gillard dhe ministri i jashtëm i indonezisë. Guvernatori Bryce falenderoi të gjithë ata që ndihmuan në përballimin e kësaj tragjedie si dhe shprehu ngushëllimet e rasttit për familjarët e viktimave.
"Nuk ka fjalë për të përshkruar sesa krenarë ndihemi për të gjithë ato që dhanë ndihmën e tyre. Ishte një ngjarje e cila i ndryshoi të gjithë, na ndryshoi të gjithëve", u shpreh guvernatori. Rreth 350 personalitete, diplomatë dhe politikanë iu bashkuan 70 familjeve të viktimave gjatë ceremonisë.
Aktivitete përkujtimore janë mbajtur edhe në ishullin e Balit në Indonezi.
Njerëz nga 21 kombësi të ndyshme humbën jetën gjatë bombardimeve të 12 tetorit të vitit 2002, sulm për të cilin u fajësua grupi militant Jemaah Islamiah.
Bomba goditi ishullin e Balit në një zonë turistike shumë të populluar ku ishin të përqëndruara disa lokale nate.
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com