Sipas zyrtarëve të policisë, 50-vjeçari po notonte vetëm 20 metra larg bregut kur një peshkaqen e kishte kafshuar në këmbën e majtë duke e dëmtuar rëndë.
Një person që ndodhej në zonën e plazhit u përpoq që të shpëtonte 50-vjeçarin duke e nxjerrë atë nga uji në rërë, por ai kishte vdekur. Ai tha se kishte parë një peshkaqen dy metra të gjatë që po masakronte viktimën.
"Mu duk sikur pashë disa alga deti, por ato ishin gjak në ujë", tha ai, duke shtuar se viktima kishte vdekur.
Policia tha se bashkëshortja e tij ishte në plazh në momentin kur e nxorrën nga uji. Shërbimi i ambulancës nuk përjashton mundësinë e një arresti kardiak gjatë kohës që 50-vjeçari ka qenë duke notuar.
Policia dhe shërbimet e emergjencës filluan menjëherë kërkimet për të gjetur peshkaqenin dhe zbuluan një peshkaqen të bardhë në afërsi të vendngjarjes. Kjo ngjarje tronditi gjithë vendin. Sulmi i fundit nga një peshkaqen në këtë zonë ka ndodhur në vitin 1993.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
