/ATSH-AFP/ - Presidneti rus Vladimir Putin, u largua sot nga Brisbane, në lindje të Australisë pas një mbledhje shumë të tendosur për shkak të krizës ukrainase, Moska ishte objekt i kritikave shumë të forta.
Avioni presidencial u ngrit nga Brisbane rreth orës 4:15 GMT, madje edhe para publikimit të një komunikate përfundimtare të G20-s, sipas pamjeve të transmetuara nga organziatorët.
Në pistë mbërriti me buzëqeshje, Vladimir Putin vjati dhe i shtrëngoi dorën dy motoçiklisrtëve të eskortës së tij dhe bëri foto në krahë të anëtarëve të presonelit të sigurisë, para se të hipte në avion.
Mbledhja e G20-s u dominua nga tensione të forta mes vendeve Perëndimore dhe Rusisë, që është kritikuar hapur nga Australia, Britania e Madhe dhe Kanadaja për rolin e saj në krizën ukrainase.
Me theksin e një lufte të ftohtë, krerët e vendeve anglosaksone akuzuan Moskën se është një kërcënim për botën me dëshirat e tij për të rikthyer lavdinë cariste apo të ish-Bashkimit Sovjetik si dhe agresor i vendeve më të vogla.
Nga ana e tij, Putini "përshëndeti një atmosferë dhe bisedime konstruktive gjatë kësaj mbledhje, ndonëse disa këndvështrime të Rusisë nuk përkojnë me atë të vendeve të tjera të G20-s".