Australi/ Sekuestrohet 139 kg kokainë e fshehur në autobusin luksoz, arrestohen dy të rinj

Australi/ Sekuestrohet 139 kg kokainë e fshehur në autobusin luksoz, arrestohen dy të rinj

Foto nga autobusi luksoz ku u sekuestrua kokaina

Dy burra janë arrestuar në qytetin jugor të Australisë, Adelaide, pasi policia kapi rreth 139 kilogramë kokainë të fshehur brenda një ngarkese autobusi luksoz. Kështu deklaroi Policia Federale Australiane (AFP).

Droga u gjet në fund të janarit në katër autobusë luksoz, pjesë e një dërgese ndërkombëtare prej 13 autobusësh të destinuar për në Adelaide nëpërmjet Perthit.

Dy personat e moshës 22 dhe 19 vjeç, dyshohet se hynë me forcë në autobusë sapo mbërritën në Adelaide dhe morën ngarkesën, raportojnë mediat e huaja.

”Droga kishte një vlerë të përllogaritur në rrugë prej 45 milionë dollarë australianë”, deklaroi policia.

Të rinjtë akuzohen për tentativë posedim të një sasie komerciale kokaine. Nëse shpallen fajtorë, ata do të përballen me burgim të përjetshëm.

”Dërgesat e kokainës po sekuestrohen në kufijtë e vendit në nivele të paprecedentë pasi Australia përballet me një rritje globale të trafikimit. Sindikatat e krimit të organizuar janë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për të përmbytur brigjet tona me kokainë dhe motivimi i tyre i vetëm është lakmia dhe fitimi, i pastër dhe i thjeshtë”, tha mbikëqyrësi i Forcave Kufitare të Australisë, Andrew Dawson.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?