Australi – Siç dihet, Australia është vendi i peshkaqenëve. Por, një peshkatar ka bërë një fotografi me një peshkaqen, foto e cila ka bërë kurioz të gjithë ata që e kanë parë. Peshkatari, i cili nuk e bën të njohur identitetin, pasi kishte kapur peshkaqenin dhe ishte siguruar se kishte ngordhur, u fut brenda stomakut të tij.

Me anë të shakasë, peshkatari dëshironte të pasqyronte një skenë të akteve makabre të peshkaqenëve. Por, pjesa dramatike filloi kur ai nxorri dorën nga krahu i peshkaqenit, dhe me një thikë filloi ta qëllonte atë në kokë, i cili pretendonte se luftonte për të shpëtuar jetën e tij. Por, në të njëjtën kohë, peshkatari rrezikonte edhe jetën, pasi ndodhej brenda trupit të peshkaqenit.
peshkaqen
Peshkatari ka bërë një foto të kësaj skene, foto e cila ka ngjallur shumë reagim tek turistët. Një çift amerikan pasi pa foton, pyeti i habitur: “Ka mundur që t’i mbijetojë sulmit”?

Kur faktikisht, përpara tyre qëndronte vetë peshkatari, që kishte realizuar fotografinë.

(v.gj/shqiptarja.com)