AUSTRALI- Zjarret në Australi, kanë djegur mbi 100 shtëpi afër Sydney-t dhe kanë marrë jetën e një 63-vjeçari. Ai vdiq nga një atak në zemër pasi po mundohej të shuante zjarrin që po përpinte shtëpinë e tij.

Mijëra njerëz deri tani janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe kanë kaluar natën në qendra evakuimi.

Sipas Shërbimit Rural të Zjarrit në Australi, temperaturat e larta janë shkaku i 100 zjarreve të cilat po djegin gjithçka që u del përpara. Më shumë se 30 prej tyre kanë dalë jashtë kontrollit të zjarrfikësve.

Banorët e Syndey-t kanë parë të befasuar një re të madhe tymi, e cila mbuloi qytetin. Shumë persona kanë raportuar për hi dhe gjethe të djegura të cilat bien nga qielli.

Autoritetet shpresojnë të marrin situatën në kontroll përgjatë ditës së premte me uljen e temperaturave.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)