Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë kanë njoftuar se Australia do të blejë tre nëndetëse bërthamore amerikane sipas një pakti të ri trepalësh të sigurisë gjatë një takimi të mbajtur në Kaliforni.
Australia do të ketë gjithashtu opsionin për të blerë dy nëndetëse të tjera bërthamore pas marrëveshjes fillestare, e cila është planifikuar për fillimin e viteve 2030.
Mbledhja mes Joe Biden, Rishi Sunak dhe kryeministrit australian Anthony Albanese, vjen 18 muaj pas krijimit të paktit të ri, i njohur si AUKUS, i cili i mundëson Australisë të aksesojë teknologjinë e nëndetëseve me energji bërthamore.
Marrëveshja e sigurisë është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga të tre vendet për t'iu përgjigjur fuqisë ushtarake në rritje të Kinës. Ajo përfshin angazhimin për të bashkëpunuar në ndërtimin e aftësive të inteligjencës artificiale, armëve hipersonike dhe teknologjive të tjera të avancuara.
Deri në fillimin e viteve 2030 dhe në pritje të miratimit të Kongresit të SHBA, Uashingtoni do t'i shesë më pas Australisë tre nëndetëse të klasit Virginia, të cilat kanë një vlerë të vlerësuar prej 3 miliardë dollarësh secila, sipas planit të publikuar nga të tre vendet.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
30.8%
-
Jo
65.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 338
Lajme të tjera
-
Braverman ‘kryqëzoi’ emigrantët shqiptarë, Dua Lipa kritikon ministren britanike: Je mendjengushtë, duhet të kesh më shumë empati
4 Qershor, 14:37
-
Fluksi i emigrantëve me gomone, ministri britanik: Mijëra shqiptarë janë kthyer në atdhe, disa edhe janë arratisur! Shumica presin ende të nisen
4 Qershor, 12:44
-
Sekretari amerikan: Uashingtoni nuk do të pranojë trysninë e Kinës, ndaj aleatëve të tij
4 Qershor, 10:21
-
Bashkim, por me kë, për çfarë?!
3 Qershor, 20:13
-
Projektligji për tavanin e borxhit të SHBA-së, Biden: Shmangëm një krizë dhe një kolaps ekonomik
3 Qershor, 15:28
-
BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, ose do të përballen me pasoja negative! Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme
3 Qershor, 14:43
-
YouTube ndalon fshirjen e videove me pretendime të rreme për zgjedhjet presidenciale të 2020-s
3 Qershor, 13:46
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet: Kryetarët të punojnë në godina të tjera! Vuçiç të tërheqë ushtrinë e vendosur në kufi
3 Qershor, 07:25
-
Tensionet në veri, Rama intervistë për BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo! Kosova dhe Serbia të ulen në tryezën e bisedimeve
2 Qershor, 23:00
-
Kërkesat nuk ndalen! SHBA zgjeron hapësirat për aplikacionin e azilit në kufirin me Meksikën
2 Qershor, 15:56
-
Diplomati amerikan James Rubin: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n
2 Qershor, 12:08
-
Audio-regjistrimi: Ish-Presidenti Trump pranon se nuk mund të deklasifikonte një dokument sekret
2 Qershor, 10:06