Australia ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç, reagojnë 'Gjigantët e teknologjisë': Proces i nxituar! Fëmijët mund të shtyhen drejt platformave të rrezikshme

Australia ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç, reagojnë 'Gjigantët e teknologjisë': Proces i nxituar! Fëmijët mund të shtyhen drejt platformave të rrezikshme

Rrjete sociale

Gjigantët e teknologjisë kritikuan sot një ligj të miratuar në Australi që ndalon aksesin e personave nën 16 vjeç në mediat sociale, duke thënë se do t'i çonte fëmijët drejt platformave të rrezikshme dhe alternative.

Projektligji, i cili u miratua nga Parlamenti Australian dje, të enjten, thotë se platformat si X, TikTok, Instagram, Facebook dhe Snapchat do të duhet të ndërmarrin "hapa të arsyeshëm" për të parandaluar fëmijët dhe adoleshentët të hapin një llogari.

Në rast mosrespektimi, gjobat që do të vendosen ndaj tyre mund të arrijnë deri në 50 milionë dollarë australianë (30.7 milionë euro ).

Reagimet nga TikTok, META, Snap dhe Unicef

TikTok , një platformë popullore e përdorur nga adoleshentët për të postuar dhe shpërndarë video, tha në një deklaratë për Reuters sot se ndalimi ka të ngjarë t'i shtyjë të rinjtë në qoshet e errëta të internetit. .

“Në vijim, është thelbësore që qeveria australiane të punojë ngushtë me kompanitë për të korrigjuar çështjet që dalin nga ky proces i nxituar. Ne duam të punojmë së bashku për t'i mbajtur adoleshentët të sigurt dhe për të kufizuar pasojat e padëshiruara të këtij ligji për të gjithë australianët", tha kompania.

Meta , kompania që zotëron Facebook dhe Instagram, kritikoi qeverinë australiane për dështimin për të marrë parasysh atë që gjigantët e teknologjisë po bëjnë tashmë "për të siguruar përvoja të përshtatshme për moshën". Ata thekuan megjithatë se do të respektojnë ligjin por kërkuan që të bëhen konsultime se si të zbatohet ligji në mënyrë që të arrihet "një rezultat teknikisht i realizueshëm, i cili nuk do t'i rëndojë prindërit dhe adoleshentët".

Snap , kompania mëmë e Snapchat , tha se projektligji lë shumë pyetje pa përgjigje. Por një zëdhënës i kompanisë siguroi se platforma do të punojë së bashku për të "ndihmuar në adoptimin e një qasjeje që promovon konfidencialitetin dhe sigurinë dhe është e zbatueshme".

Nga ana e tij, Unicef ​​në Australi vlerësoi se projektligji nuk është një “zgjidhje magjike” për rreziqet e internetit dhe paralajmëroi se mund t’i shtyjë fëmijët drejt faqeve “të fshehura dhe të pambikëqyrura”.

Katie Maskill, zyrtare e Unicef-it në Australi, theksoi se të rinjtë duhet të mbrohen në epokën dixhitale, por në asnjë mënyrë të përjashtohen prej saj.

"Ky ndalim rrezikon t'i pengojë ata të hyjnë në pjesë të botës në internet që janë jetike për mirëqenien e tyre," vuri në dukje ajo.

Pavarësisht rezervave të tyre, gjigantët e teknologjisë thanë se do të punojnë me qeverinë australiane për të përcaktuar se si të zbatohet projektligji, i cili do të hyjë në fuqi brenda një viti.

Projektligji nuk jep asnjë detaj se si do të zbatohet ndalimi dhe disa ekspertë kanë shprehur dyshime nëse është teknikisht i mundur zbatimi i tij.

Një nga çështjet kyçe është mbrojtja e privatësisë dhe për këtë arsye u bënë ndryshime në projektligj në mënyrë që përdoruesit e rrjeteve sociale të mos kenë nevojë të paraqesin ID-në për të vërtetuar moshën e tyre.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Bind Myrto Uzuni, Granada i kërkon rinovimin me përmirësim page

Bind Myrto Uzuni, Granada i kërkon rinovimin me përmirësim page