Një skenë e pazakontë dhe thuajse apokaliptike është regjistruar në Australinë Perëndimore, ku qielli është kthyer në një të kuqe të dendur, duke transformuar ditën në një pamje krejt joreale.

Fenomeni ndodhi të premten, kur cikloni Narelle solli drejt vendit masa të mëdha pluhuri, duke bllokuar dritën e diellit dhe duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë.

Ajri u bë i rëndë dhe i mbushur me grimca, ndërsa zona të tëra u zhytën në një dritë të kuqërremtë, që krijonte një atmosferë krejt të pazakontë

Pamjet e publikuara tregojnë një ambient që duket sikur ka dalë nga një film apokaliptik, me ngjyra të forta dhe një qiell që nuk i ngjan aspak ditës normale.