MELBOURNE, Australi - Tenisti Novak Djokovic fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-3, 6-4) kundër spanjollit Carloz Alcaraz dhe kualifikohet për në gjysmëfinalen e 'Australian Open'.
Veç Alcarazit, serbi kaloi edhe një dëmtim që e shqetësonte dhe ka arritur gjysmëfinalen e 12-të në karrierë për këtë turne, duke qenë në garë për të fituar Grand Slamin e 25-të që do ishte një rekord në fushën e tenisit.
Pavarësisht se mori një pushim mjekësor për një dëmtim në ijë në setin e parë, Djokovic (numri 7 në botë) u rikthye për të mposhtur Alcaraz (numri 3 në botë), 4-6, 6-4, 6-3, 6-4 në një tjetër përplasje epike mes dy rivalëve, të cilët kanë afro 16 vite diferencë. 37-vjeçari Djokovic është në gjysmëfinalen e 50-të të madhe, por e para me Andy Murray si trajner të tij.
Nga ana tjetër, Alexander Zverev (numri 2) kaloi Tommy Paul (numri 12 në botë) dhe do ketë përballë në gjysmëfinalen e parë Djokovicin.
Novak Djokovic is the greatest of all time.pic.twitter.com/01ZYnEjWh2
— Danny ? (@DjokovicFan_) January 21, 2025