Ministri austriak i Punëve të Brendshme bëri një thirrje për të gjithë për gjetjen e një administrate gati të vendoset në shtëpinë ku lindi Adolf Hitler në Braunau am Inn, e pabanuar që nga viti 2011, sipas burimeve zyrtare.
Që prej vitit 1972 e marrë me qera nga shteti austriak dhe bashkia, që të pengohet shndërrimi i saj në një vend pelegrinazhi për neonazistët, godina e madhe prej 800 metrash katrorë, ndodhet në zemër të qytetit të vogël në kufij me Gjermaninë është e pabanuar që prej tre vitesh.
Pronarja aktuale, së fundmi kishte refuzuar dhënien e ambienteve për një universitet popullor dhe një qendër bamirësie për të ndihmuar imigrantët, sikurse propozonte shteti dhe komuna.
Ministri shpreson që të gjitha administratat që janë të interesuara për këto ambiente të paraqiten sa më shpjetë, njoftoi sot përgjegjësi i kësaj dosje, Hermann Feiner, duke theksuar se pret përgjigje deri në fund të vitit.
"Godina ku lindi diktatori nazist në vitin 1889 dhe jetoi deri në moshën tre vjeçare i kushton 4 600 euro në muaj financave publike", tha Feiner.
"Shumica e ofertave për blerje të ofruara nga shteti austriak nuk janë pranuar nga pronarja për shkak të vlerës të gjykuar të ulët", vazhdoi ai.
Sipas një marrëveshje të aritur në vitin 1972, kjo godinë mund të përdoret vetëm për aktivitete socialo-edukuese. Kjo marrëveshje i jep gjithashtu të drejtën pronarëve të zgjedhin se kujt do t'i kalojë në përdorim godina.
Në të kaluarën, shtëpia ishte përdorur si një qendër mësimdhënieje dhe si një qendër për përkujdesjen e handikapatëve.
ATSH
/Shqiptarja.com