Austri, beteja e pazakontë me mustaqet 
zhvillohet kampionati i 12 botëro

Austri, beteja e pazakontë me mustaqet <br />zhvillohet kampionati i 12 botëro
Një fshat i vogël në Austri është shndërruar në arenën e një beteje aspak të zakontë. Në Leogang zhvillohet gara e mustaqeve dhe mjekrave më të çuditshme.

Janë 350 kandidatë nga 20 vende që marrin pjesë në Kampionatin e 12 Botëror, që dominohet nga gjermanët dhe austriakët, por kësaj here ka konkurrentë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mjekërat dhe mustaqet do të përzgjidhen nga një juri për 18 kategoritë e ndryshme, ku përfshihet: mjekëra më interesante me majucë, më modernja dhe mjekra më e stiliuar.

Kampionati i Mjekrave dhe Mustaqeve u zhvillua për herë të parë në vitin 1990 dhe përsëritet çdo vit, në vende të ndryshme të botës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene