Austri, ministrja Gjermeni nënshkruan
memorandumin e mirëkuptimit

Austri, ministrja Gjermeni nënshkruan<br />memorandumin e mirëkuptimit
Austria mbështet Qeverinë Shqiptare në shtimin dhe përmirësimin e shërbimeve e programeve në fushën e strehimit social dhe në veçanti në partneritetin publik – privat.

Bashkëpunimi mes dy vendeve thellohet përmes Memorandumit të Mirëkuptimit që Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni nënshkroi në Vjenë, me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë Federale të Shkencës, Kërkimit dhe Ekonomisë të Austrisë, Harald Mahrer.

“Bashkëpunimi me këtë Ministri ka filluar prej kohësh duke ndarë me ne përvojën austriake në fushën e strehimit social. Ky bashkëpunim thellohet dhe bëhet edhe më konkret me marrëveshjen e nënshkruar sot në Vjenë, përmes projekteve të përbashkëta të mbështetura nga Bashkimi Evropian por edhe duke adresuar çështjen e strehimit social përmes partneritetit publik privat. Nënshkrimi vjen në një kohë kur Shqipëria ka tashmë strategjinë 10 vjeçare për strehimin social dhe së shpejti edhe ligjin e ri që do të kalojë për miratim në Kuvend. Këto marrëveshje janë program pune për Ministrinë e Zhvillim Urban si dhe një mundësi shumë e mirë për të ndihmuar qytetarët e veçanërisht grupet në nevojë”, tha Ministrja Gjermeni pas nënshkrimit të Memorandumit.

Mahrer theksoi gjatë takimit me Ministren Gjermeni se shkëmbimi i informacionit në fushën e strehimit social, veçanërisht në Partneritetin Publik Privat rrit kapacitetet e Shqipërisë në këtë fushë.

Në vitin 2016, me mbështetjen e programit të PNUD-it në Shqipëri, u hartua dhe miratua strategjia e Strehimit Social 2016 – 2025. Kjo strategji do të veprojë si një udhërrëfyes për 10 vitet e ardhshme në fushën e strehimit.

Ndërkohë, Kuvendi pritet të miratojë së shpejti ligjin e ri mbi Strehimin Social. Ky ligj i bën instrumentet financiare më gjithëpërfshirëse, si dhe ofron instrumente të reja për mbështetje për të gjitha grupet në nevojë, me një fokus të veçantë në komunitetin rom dhe egjiptian.

Gjatë vizitës së saj në Austri, Ministrja Gjermeni u takua edhe me Drejtoren e Shoqatës Federale të Strehimit, Eva Bauer.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)