Austri, policia sekuestron dhjetëra armë dhe fishekë të destinuara për sulme ekstremiste
Carl Nehammer, Ministri i brendshëm austriak
Policia austriake ka sekuestruar dhjetëra armë dhe 100,000 fishekë të destinuara për sulme ekstremiste, në një nga operacionet më të mëdha të kësaj natyre të vendit pas sulmeve të fundit terroriste në vend.
Pesë persona u arrestuan, duke përfshirë edhe të dyshuarin kryesor një 53-vjeçar, i cili tashmë ishte i njohur për autoritetet për aktivitetet e tij të ekstremit të djathtë. Midis armëve të gjetura nga policia ishin 76 armë automatike dhe gjysmë automatike, 14 revole, 6 granata dhe lloje të ndryshme eksplozivi.
"Për ne, pasi që jemi përgjegjës për sigurinë e vendit tonë, nuk ka rëndësi se nga vjen kërcënimi, nëse është i motivuar mbi baza fetare, politikisht apo ka motive të tjera. Ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë, "tha Ministri i Brendshëm austriak Carl Nehammer.
Në të njëjtën kohë në Gjermani, dy persona u arrestuan në Bavari, ndërsa hetimet po vazhdojnë në shtetin e Nordrhein-Westfali.
Armët u zbuluan si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës nga Gjermania në Austri, por më vonë hetuesit zbuluan se të dyshuarit përdorën të ardhurat e trafikut të drogës për të blerë armë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm
8 Janar, 16:55
-
Austri/ E djathta ekstreme merr mandatin për krijimin e qeverisë së re
7 Janar, 13:21
-
Austri/ Partia e Lirisë pranë formimit të qeverisë së re
6 Janar, 13:57
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00
-
Krizë politike në Austri, kryeministri: Do të dorëhiqem! Partitë e qendrës dështuan të formojnë koalicion
5 Janar, 12:12
-
Austria hyn në kolaps politik pas dështimit të bisedimeve të koalicionit, kancelari Nehammer njofton dorëheqjen!
4 Janar, 20:42
-
Lara Colturi e mbyll vitin siç ëndërronte, tjetër sukses në Botërorin e skive
29 Dhjetor 2024, 14:38
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor 2024, 21:47
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor 2024, 20:11
-
Austri/ Shqiptari arrestohet me 12 kg kokainë në makinë, droga me vlerë 1.2 milionë euro
17 Dhjetor 2024, 11:27
-
Austria ofron 1 mijë euro për çdo refugjat sirian për t'u kthyer në shtëpi
14 Dhjetor 2024, 07:54
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor 2024, 11:49