Përgjatë orëve të pasdites një telefonatë ka mbërritur ne drejtorinë vendore të policisë së Vlorës, ku është denoncuar për dy granata që ishin evidentuar nga banorët e pallatit 4-katësh në lagjen "Pavarësia".
Granatat besohet se ishin vendosur shumë vite më parë në brendësi të murit, në hyrje të pallatit, pranë një sahati të energjisë elektrike.
Amortizimi i murit ka berë që të dallohen nga banorët, të cilët kanë njoftuar policinë. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke siguruar territorin dhe më pas kanë pritur forcat xheniere për të bërë të mundur largimin e granatave nga pallati.
Me ndihmën e forcave xhenio granatat janë larguar prej pallatit pranë zonës së "Aleksandrisë" duke u shmangur rreziku që vinte prej tyre. Mendohet se ato të jenë armatime të vitit 1997.






Komente
Komento