AUSTRI- Një sipërmarrës japonez i quajtur Terukazu Fujisawa, ka shpenzuar 660 mijë euro për një aparat fotografik. Por ky që shohim në pamje nuk është një aparat i zakonshëm, por është i vetmi aparat në botë, që ka qenë në Hënë dhe më pas e kanë rikthyer në tokë.
Bëhet fjalë për një Hasselblad 500 në ngjyrë gri, i përdorur nga astronauti Jim Irwin në vitin 1971, gjatë një misioni të Apolo 15. Dhe çmimi bazë për këtë ekzemplar ishte 80 mijë euro.
Aparati i çmuar është shitur në ankand në galerinë Westlicht në Vienë dhe është ekzemplari i vetëm që është rikthyer i pa shkatërruar nga misionet në Hënë të zhvilluar nga NASA. Shpesh, astronautët i braktisnin aparatet e rëndë në Hënë për të pasur më tepër hapësirë gjatë kthimit në tokë.

Foto të tjera
Në shumë raste të tjerë, shkatërroheshin, për shkak të pluhurit hënor.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com