VJENË, 14 shtator /ATSH- DPA/ - Ushtria e Austrisë do të vendoset në kufirin me Hungarinë në ndihmë të policisë, deklaroi kancelari austriak, Werner Faymann, duke bërë të qartë se Austria do të lejojë refugjatët që të kalojnë.
"Kjo konsiston në ndihmë humanitare, por gjithashtu dhe në mbështetje në kontrollet kufitare ku është e nevojshme", shtoi ai.
Faymann tha se Austria nuk do t'i mbyllë kufijtë me Gjermaninë pasi Gjermania po i lejon emigrantët që të hyjë në territorin e saj, pavarësisht deklaratës së djeshme nga Berlini se do të kryejë kontrolle emergjente në kufijtë me Austrinë për të ndalur fluksin e refugjatëve që vijnë nga Hungaria.
"Nuk dimë asnjë rast ku Gjermania të ketë kthyer dikë pas", theksoi Faymann./  /r.b/  a.jor.