Austria i dhuron zjarrfikëse Bashkisë së Kavajës, Meta: Vlerësojmë kontributin tuaj

Austria i dhuron zjarrfikëse Bashkisë së Kavajës, Meta: Vlerësojmë kontributin tuaj

Presidenti Ilir Meta në takim me Wolfgang Grossruc

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti këtë të enjte në një takim zyrtar Presidentin e Shoqatës Austri-Shqipëri, Wolfgang Grossruc dhe një ekip ekpertësh austriakë të fushës së emergjencave civile. Gjatë takimit, Kreu i shtetit, Ilir Meta falenderoi përfaqësuesin e shoqatës austrike Grosssruck për kontributin e qeverise austriake ndaj të gjitha iniciativave dhe kontributeve ndërkombëtare në adresë të qeverisë vendore në Shqipëri. 

"Fakti që kjo ndihmë vjen mbi bazën e bashkëpunimit me qytetin austriak Grieskirchen është një tregues i nevojës në rritje për integrimin e qyteteve tona me simotrat europiane”, - u shpreh Kreu i Shtetit. I shoqëruar nga Kryebashku i Kavajës, Isa Sakja , presidenti Meta shprehu gjithashtu mirenjohjen për miqtë e shoqatës austriake për ndihmën dhe kontributin e dhene me makineri zjarrfikëse, pajisje dhe trajnime që i kanë ofruar vazhdimisht Bashkisë së Kavajës. 

“Për ne është shumë i rëndësishëm forcimi, aftësimi dhe modernizimi i strukturave të Pushtetit Vendor për të realizuar shërbime publike sa më cilësore për komunitetin, - tha Presidenti Meta.  Për kreun e shtetit shqiptar ajo që mbetet e rëndësishme të vlerësohet është kontributi përkujdesja gjithmonë e pakursyer e partnerëve europianë, ndaj autororitetve vendore për shërbime që ndikojnë në jetën dhe sigurinë e qytetarëve.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion