Austria mbledh liderët e Ballkanit, i pranishëm edhe Rama, Kurz: Rajoni e ka vendin në BE

Austria mbledh liderët e Ballkanit, i pranishëm edhe Rama, Kurz: Rajoni e ka vendin në BE

Edi Rama dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor gjatë takimit me Kurz sot në Austri

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka bërë bashkë në një takim kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i vetmi që ka munguar është shefi i ekzekutivit maqedonas, Zaev për shkak të situatës politike në Shkup.

I pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa Kurz ka publikuar foto nga takimi në Vjenë. Ai shprehet i kënaqur për takimin me liderët e Ballkanit, ndërsa shton se Austria po bën gjithçka për integrimin e rajonit në BE.

Ishte kënaqësi të filloja javën me një takim me 5 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Johanes Hahn për të diskutuar për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimin rajonal. Mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet e Presidencës sonë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE. Për mua, BE-ja është e plotë vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e saj.

Sebastian Kurz

Në takim merrnin pjesë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, Kosovës Ramush Haradinaj, Serbisë Ana Brnbibiq dhe i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ndërsa Zoran Zaev nuk do të marrë pjesë për shkak të situatës politike në Shkup.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja