Austria mbyll 7 xhami dhe dëbon 40 imamë, Kancelari Kurz: Ky vendim si masë ndaj ‘islamit politik’

Austria do të mbyllë shtatë xhami dhe do të dëbojë 40 imamë, njoftoi kancelari austriak në një konferencë për mediat duke u shprehur se ky hap është pjesë e masave ndaj “islamit politik”.

Kurz tha gjithashtu se Ministria e Kulturës dhe ajo e Brendshme kanë përfunduar hetimet ndaj disa xhamive dhe shoqatave. Nga hetimet e kryera aktivitetet e shtatë Xhamive kanë rezultuar të ndaluara. Një nga xhamitë qe do të mbyllet në Vjenë me argumentin se vepron ilegalisht drejtohet nga një organizatë nacionaliste turke e e njohur si “Ujqërit Gri” .

Për mbylljen e kësaj xhamie Turqia ka reaguar menjëherë përmes zëdhënësit të Presidentit Erdogan, Ibrahim Kalin duke thënë se ky “Vendim do të pasojë një valë islamofobie, racizmi dhe diskriminimi.

Praktikat e ndjekura nga Qeveria austriake janë në shkelje të të drejtave themelore universale, politikave të integrimit dhe të drejtave për minoritetet”. Në Austri jeton një komunitet prej 600 mijë myslimanësh, shumica e të cilëve janë me origjinë turke.

Qeveria e djathtë austriake që para ardhjes së saj në pushtet kishte shprehur kundershtinë ndaj emigracionit dhe refugjatëve dhe kishte pohuar gjithashtu se do të largonte nga vendi imamët që sipas tyre predikojnë dhunë. Edhe në vitin 2015 Austria me anë të një Projektligji parashikonte ndalimin e financimeve për grupet fetare dhe “detyronte” shoqatat islamike që të kishin një qasje thelbësisht pozitive kundrejt shtetit dhe shoqërisë austriake.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korbi: 09/06/2018 06:39

    KUR do FILLOJE NE SHQIPERI KU QEVERIA TAHIRAMETA PO E KTHEJNE VENDIN NE MAFIA DHE XHAMINISTAN VETEM NE SHKEMBIM TE VOTAVE .NJE QASJE NE PERKRAHJE TE NDARJES FETARE .SHTETI NUK DUHET TE PERFSHIHET NE FE .AS TE SPONSORIZOJE NDONJE FE AS TE DHUROJE TOKA PER TE NGRITUR XHAMI .INVENTARIZONI TEQETE DHE XHAMITE SE DO TE PELLCASE NJE DITE PO DO JETE VONE .BRAVO AUSTRIA !!! MEGJITHESE ESHTE CA VONE .

    Përgjigju
  • Loran shheu: 08/06/2018 18:15

    Shum mir ja kan ber se e kthyen europen ne arabi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!