Austria siguron Kosovën se së
shpejti do të liberalizohen vizat
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në vizitën zyrtare që është duke zhvilluar në Austri, gjatë ditës së sotme ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ku temë e bisedës ka qenë procesi i liberalizimit të vizave.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në vizitën zyrtare që është duke zhvilluar në Austri, gjatë ditës së sotme ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, ku temë e bisedës ka qenë procesi i liberalizimit të vizave.
Në turneun europian të ditëve të fundit për të lobuar për heqjen e vizave, Hoxhaj ka ndarë me homologun austriak shqetësimin dhe njëherësh përkrahjen e palës austriake për ta përfunduar këtë proces sa më parë.
Temë diskutimi, ka qenë edhe raporti bilateral e veçmas bashkëpunimi më i mirë ekonomik.
“Sot kam takuar ministrin e punë të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, me të cilin kemi biseduar për tri çështje të rëndësishme. Së pari, se si Austria nga një partner i rëndësishëm politik të shndërrohet në një partner më të rëndësishëm ekonomik, meqë investimet e huaja direkte për Kosovën janë të rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës. Së dyti, si Austria ta mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave gjë që kemi marrë mbështetje të plotë nga pala austriake, dhe së fundi sa i takon anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare ku besoj që në një të ardhme të afërt do të kemi lajme pozitive për Kosovën” ka thënë Hoxhaj.
Nga ana e tij, kryediplomati austriak, Kurz ka thënë se Austria është një mbështetëse e madhe e Kosovës.
“Falënderoj ministrin Hoxhaj për vizitën e tij. Austria dhe Kosova kanë lidhje të fuqishme historike. Kjo shprehet edhe nëpërmjet lidhjeve tona shoqërore që ne kemi. Shpresoj që në të ardhmen shkëmbimi politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë të zgjerohet edhe më tutje” ka thënë Kurz.
Ndërkohë, Hoxhaj ka takuar edhe Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Austri, dhe ambasadorët e Australisë dhe Estonisë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
50%
-
Jashtë
16.9%
-
Nuk lëviz
33.1%
Vota total: 148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit
6 Gusht, 22:34
-
Vlerat ushqyese të frutave të pyllit
6 Gusht, 22:34
-
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara? Si u përgjigjen qytetarët në sondazhin e Shqiptarja.com
6 Gusht, 22:19
-
VIDEO/ Ilir Meta kërcen zbathur në natyrë ‘Vallen e Tropojës’
6 Gusht, 22:06
-
Dibër/ Zjarr i madh përfshin disa hektarë në Zerqan, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
6 Gusht, 21:58
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht, 21:51
-
Farmacitë drejt monopolit
6 Gusht, 21:31
-
Fitoi zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo mesazh falenderimi për votuesit dhe mbështetësit: Jeni shtysë për të shërbyer më shumë
6 Gusht, 21:22
-
Si lindi “lufta” midis Kate dhe Megan?
6 Gusht, 21:13
-
Rrahja e personazhit të Tik Tok-ut, policia në Kosovë shpall në kërkim Stresin
6 Gusht, 21:04
-
Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: Do kthehem së shpejti
6 Gusht, 20:56
-
Gjirokastër/ Fushat e fshatit Shtëpëz përfshihen nga flakët, në vendngjarje zjarrfikësit! U rrezikua një bujtinë
6 Gusht, 20:41