Kosova është mposhtur me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve përballë Austrisë. Vendasit rezultuan shumë të fortë përballë euforisë së dardanëve të cilët vinin pas fitores 1-0 kundër Irlandës.
Në Vienë peng do mbetet rasti i pafalshëm i Muriqit para se vendasit të realizonin golat. Austria realizoi dy herë në pjesën e parë dhe njëherë në të dytën, ndersa Zhegrova vetëm sa vulosi shifrat përfundimtare me penallti.
Ky duel ishte edhe përballje e drejtpërdrejtë për vendin e parë në grup. Tani Austria udhëheq me 6 pikë pas 2 ndeshjesh, ndërsa Kosova mbeten në kuotën e 3 pikëve.







Komente
Komento