61 % e austriakëve nuk duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së. Ky është përfundimi i një sondazhi të qendrës austriake për Politikë Evropiane të zhvilluar në këtë vend.
Sipas rezultateve të sondazhit austriakët refuzojnë përgjithësisht zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.
83 % janë shprehur kundër anëtarësimit të Turqisë, 63 % kundër Kosovës, 61 % kundër Shqipërisë , 58 % kundër Serbisë, 57 % kundër Malit të Zi (57%), 56 % kundër Maqedonisë dhe 55 %kundër Bosnjë-Hercegovinës.
Austria është kështu në krye të listës së vendeve, shtetasit e të cilës janë kundër aspiratave të Turqisë në BE. Por gjithashtu austriakët e shikojnë si pengesë edhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Nëse bëhet fjalë që një nga vendet e Ballkanit Perëndimor apo Turqia të jetë anëtari i ri i BE-së sipas sondazhit të bërë, austriakët do të kërkojnë referendum për këtë vendim.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com