Holli i Teatrit të Operas, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, vishet me një larmishmëri ngjyrash e imazhesh që imagjinata e të rinjve me spektrin autik ka sjellë përmes pikturash e punimesh kreative. Organizata ‘Autizmi flet’, në këtë vit të 5-të të krijimit të saj ka dashur që zëri i tyre të dëgjohet.
“T’i lëmë mënjanë stigmat dhe paragjykimet në lidhje me kufizimet intelektuale”, shprehet i riu me spektrin autik Tarkan Bashllari, që moderon mbrëmjen gala.
Me fjalë, muzikë apo kërcim, fëmijë e të rinj si Tarkan Bashllari ,edhe në skenë, ku mbahet mbrëmja gala ‘Talenti nuk njeh barriera’, japin mesazhet e tyre... Familjarët janë aty për t’u dhënë mbështetjen, por edhe për të hapur një dritare më shumë për të njohur botën e personave me aftësi të veçanta.
“Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, në të vërtetë janë heronj. Ata janë edukatorë, janë teraupist, janë trajnerë sporti..., janë padyshim artist në shpirt për fëmijët e tyre”, shprehet Eglantina Bajrami, drejtore ekzekutive e ‘Autizmi flet’.
Artistë të njohur si Orgesa Zaimi dhe Ervis Behari interpretojnë disa nga këngët e tyre, ndërsa shoqërojnë performancat edhe Banda Frymore e Shkodrës, si dhe të rinj nga gjimnazi “Petro Nini”
Aty ku zemrat dhe mendjet hapen, arti bashkon dhe barrierat bien...
Motivet Kombëtare erdhën përmes valleve e kostumeve...
Kjo mbrëmje shërbeu edhe për të theksuar nevojën për krijimin e qendrave terapeutike për këta të rinj, si dhe për të shpalosur objektivin për firmosjen e një memorandiumi e Federatën Shqiptare të Futbollit, për ngritjen e skuadrave sportive për të rinjtë me nevoja të veçanta.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
44.1%
-
Barazim
38.8%
-
Fiton Shqipëria
17.1%
Vota total: 170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plumbat ndaj ‘CFO Pharma’/ Pronari Çausholli: Mos i vrisni njerëzit për herë të dytë! Mediat po mashtrojnë sikur paskam dhënë apo marrë fajde
20 Mars, 11:13
-
Berisha futi në listë familjarin e Elvis Rroshit në vend të fituesit të primareve në Tiranë
20 Mars, 10:51
-
Aksident tragjik në Fushë-Prezë/ Makina përplaset me betonieren e shpërthen në flakë! Humbin jetën 4 të rinj! Po lëviznin me shpejtësi të lartë (EMRAT+VIDEO)
20 Mars, 06:49
-
Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër/ Dy vëllezërit kuksianë sjellin ‘përvojën’ britanike! Kamuflonin kultivimin me bokse muzike (VIDEO)
19 Mars, 14:37
-
Tiranë/ Në kërkim çifti që përndoqi një vajzë në rrjetet sociale, 40-vjeçari kapet në shitje kokaine dhe hashashi
19 Mars, 13:54
-
Kundërshtoi dhe goditi policin, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (EMRI)
19 Mars, 11:10
-
‘E gjetëm të shkretuar dhe me stola të thyer!’ Veliaj kujton ndërtimin e Amfiteatrit Veror 7 vite më parë: Çibanët kishin mbirë në çdo cep te Liqeni, tani oaz arti e kulture
19 Mars, 10:05
-
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, probleme për Ismajlin dhe Kumbullën! Të dy udhëtojnë sot drejt Londrës, Brruti regjistrohet në FIFA (VIDEO)
19 Mars, 09:35
-
Dy vëllezërit kthehen nga Anglia dhe ‘ngrenë’ shtëpi bari në Laknas, në pranga bashkë me punonjësin e OSHEE! VIDEO e banesës së mbushur plot me kanabis
19 Mars, 08:22
-
Fletë votimi gjigante/ Rama kritika KQZ: Qamet i madh, si libër! Ishte qendër votimi më vete, të ndiqnin modelin italian (VIDEO)
18 Mars, 23:06
-
Zbulohet një shtëpi bari në Laknas/ Arrestohet një punonjës i OSHEE, shoqërohen dhe dy vëllezër
18 Mars, 22:38
-
Lorenc Vangjeli: Dilema e Ramës, redaktor i Veliajt apo kryeredaktor i listës
18 Mars, 21:20