BEJRUT - Një automjet bombë ka shpërthyer në Bejrut të Libanit dhe bilanci i këtij atentati është ende provizor, por burime të sigurisë libaneze flasin për të paktën 4 të vdekur dhe 27 të plagosur.
Televizioni i lëvizjes Shiite libaneze al-Manar, ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një rrugë shumë të populluar, kundër grupit të Hezbollah dhe se imazhet e para paraqesin një ndërtesë disa katëshe e cila është përfshirë nga flakët.
Më 2 janar të këtij viti, ndodhi një tjetër atentat i organizuar nga al-Qaeda dhe që goditi të njëjtën lagje në zonën e Bejrutit, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave.
Militantët e kësaj organizate terroriste, janë impenjuar në konfliktin në Siri, kundër regjimit të Bashar al-Assad, ndërsa militantët e Hezbollah, veprojnë në krah të regjimit të Damaskut.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com