Një autobot me gaz është përfshirë nga flakët në aksin Elbasan-Peqin këtë të hënë.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk është shkaktuar ndonjë shpërthim ç’ka do të kishte edhe sjellë pasoja shumë të rënda për mjetet e tjera apo edhe për kalimtarë të rastit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.