Tentoi t'i shmanget kamionit, autobusi me 80 turistë përplaset me pemën në Vlorë (VIDEO)

VLORË- Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një autobus me 80 persona brenda, është përplasur me degën e një peme në rrugë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa siç shihet është thyer xhami i parë.

Mësohet se autobuzi i cili ishte duke ardhur nga rruga ‘Dhimitër Konomi’, është spostuar pasi përballë ka qenë duke i ardhur një kamion dhe për të shmangur përplasjen, autobusi është përplasur me degën e pemës.

Pritet ndërhyrja e një vinçi që të spostojë mjetit, i cili ka bllokuar qarkullimin e makinave.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan Leli: 23/05/2022 11:47

    merrja lekët bashkisë Vlorë për dëmin, dega e rrapit ka dal mbi rrugë dhe nuk ka asnjë tabelë që tregon sa lartë qendron nga toka kjo degë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?



×

Lajmi i fundit

Italia dënon me 12 vjet burg Dorian Petokun, mik i “Diabolik”-ut! Kush është shqiptari që sillte tonelata kokaine nga Brazili

Italia dënon me 12 vjet burg Dorian Petokun, mik i “Diabolik”-ut! Kush është shqiptari që sillte tonelata kokaine nga Brazili