Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të tregut të Orizit në qytetin e Vlorës.

Ai po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga 19-vjeçari, i cili po drejtonte një automjet tip 'Toyota' me targat AA890HC. 60-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku është në gjendje të rëndë për jetën.

"Më datë 23.05.2022, rreth orës  08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J.,  19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Në përditësim...