Autobusi me kosovarë
përfshihet nga flakët në Kroaci 

Autobusi me kosovarë<br />përfshihet nga flakët në Kroaci <br>
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm, ku një autobus me emigrantë kosovarë u përfshi nga flakët.

Në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë ndodhi ngjarja e frikshme ku për fat të mirë nuk raportohen të lënduar.
Sipas raportimeve të policisë shkak është berë një shkëndijë elektrike brenda autobusit. I gjithë autobusi u përfshi nga flakët por fatmirësisht pasagjerët që udhëtonin në arritën të shpëtojnë pa dëmtime.
“Doganierët kroatë na strehuan  deri në momentin e mbërritjes së një autobusi tjetër që do të na transportojë në Kosovë”, tha njëri nga udhëtarët.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Udhëtarët për momentin janë duke qëndruar në ambientet e Kryqit të Kuq në Kroaci, raportoi Telegraf.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro