Autobusi me pasagjerë kryente manovra dhe parakalime të gabuara, arrestohet shoferi i dehur! Gjatë fundjavë në pranga edhe 16 shoferë të tjerë

17 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë fundjavë në vend, pasi janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa po ashtu janë pezulluar edhe 97 patenta.

Me një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se mes shoferëve të arrestuar është edhe drejtuesi i një autobusi, pasi u konstatua nga policia  në rrugën e Rinasit, duke kryer manovra dhe parakalime të gabuara. Pas ndalimit nga policia, rezultoi se drejtuesi i autobusit, shtetasi A. S., 50 vjeç, i cili po transportonte pasagjerë nga Tirana në Valbonë, ishte i dehur. Ai u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 

Ndërkohë, janë vendosur edhe 2111 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, si parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj.

Policia Rrugore i bën apel shoferëve  që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.  

 

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hetohen gjyqtarët e prokurorët e larguar nga Vettingu?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Historia nuk prodhon gola, Anglia dhe Skocia ndahen në 'paqe'! 'Tre Luanët' humbasin vendin e parë