Një 66-vjeçar është arrestuar dhe i biri është shpallur në kërkim, në Tropojë, pasi kishin mbushur shtëpinë me armë e municione luftarake. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasi Ali Rrogami, banues në fshatin Rrogam të Tropojës, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij 24-vjeçar, S. Rrogami.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallet në kërkim i biri. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, dhe municion luftarak të cilat i posedonte pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit; -Ali Rrogami, 66 vjeç, banues në fshatin Rrogam, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik, 12 fishek si dhe një krëhër, të cilën e posedonte pa leje. Në vijim të veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit;
-S.Rrogami, 24 vjeç, i biri i shtetasit të arrestuar, ku vijon puna për kapjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme