SHKODËR- Dy ditë pas vrasjes së befasishme për një pagesë qiraje të Petrit Vuksanit, është zbardhur dëshmia e vrasësit 34-vjeçar, Lekë Vuksani.  Qiraxhiu rrëfeu para autoriteteve të policisë se me viktimën ishte njohur më herët nga origjina e tyre. Ka qenë konflikti për pagesat ajo që sipas tij e ka nxitur të kryejë këtë akt. Në dëshminë e tij ai përmend edhe armën kallashnikov, të cilën e mohoi ta kishte në pronësi të tij. Ai tha se armën e gjeti në shtëpinë e 51-vjeçarit.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar.”- mësohet të ketë thënë ai.

Ngjarja ndodhi mesditën e 2 majit rreth orës 12:15 pas një konflikti për qiranë e banesës në pronësi të viktimës. 51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte, kjo mesa duket ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari. Në momentet e fundit të jetës së tij, Petrit Vuksani ndodhej në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa vajzat e tij banojnë në Itali.

Policia e Shkodrës dhe forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan edhe armën e përdorur nga autori.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Vrasja në Shkodër për pagesën e qirasë, flet gruaja ku u fsheh Vuksani: Erdhi me armë e më tha mos ki frikë

 1683096744_finalprojekt.00582018.Still036.jpg

Gruaja në të cilën shkoi që të fshihet Lekë Vuksani, pas vrasjes së Petrit Vukanit, në dëshminë e saj është shprehur se ai i ishte futur në banesë me armë në dorë e i ka thënë se nuk të bëj asgjë.

“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Ora 13:19
Vrasja e pronarit të shtëpisë në Shkodër, vëllai i autorit ndihmoi në zbardhjen e çështjes: E njihja Petritin, e kisha shok! Nëse do e dija do e kisha parandaluar

1683101092_lekvuksani.jpg

Vëllai i autorit Lekë Vuksani në një dëshmi të dhënë për autoritetet e Shkodrës është shprehur se e ka ndihmuar të vëllain për shkak të miqësisë së tij me një efektiv. A

Vëllai i autorit të dyshuar ka bashkëpunuar që nga momentet e para me policinë vendore të Shkodrës sepse vëllai i autorit ka një miqësi të ngushtë me vëllain e viktimës. Megjithatë ai shprehet se nuk ka qenë në dijeni për atë që do bënte vëllai i tij.

 “Unë e kam njohur Petritin, por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im sepse po ta kisha ditur do bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës”, deklaroi vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes.