Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokë bujqësore.
Në mjet ndodheshin dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve, ata kanë pësuar tronditje, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
olicia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komento
Komente











