Automjeti merr flakë në lëvizje
S’ka të lënduar mes pasagjerëve

Automjeti merr flakë në lëvizje<br />S’ka të lënduar mes pasagjerëve
SHKODËR - Ka qënë duke lëvizur me automjetin e tyre pranë qendrës së qytetit të Shkodrës, por ai është përfshirë nga flakët dhe si pasojë brenda pak minutash është djegur e gjithë makina. Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar, pavarësisht se brenda automjetit tip Golf me targa SH 13 68 E, ndodheshin 4 persona. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në “Parrucë”, kur automjeti ka qënë duke lëvizur dhe papritur është përfshirë nga flakët. Në vend kanë shkuar menjëherë shërbimet e zjarrëfikësve dhe te policies, të cilat kanë konstatuar se është djegur plotësisht automjeti tip “Golf 3” me targa SH 13 68. Me të mbërritur në vendgjarje forcat e policisë kanë evakuar kalimtarët e rastësishëm si dhe automjetet nga frika e ndonjë shpërthimi të mundshëm, pasi brenda automjetit ka qenë edhe një bombulë gazi dhe forcat e zjarrëfikësve, përveç flakëve kanë konstatuar edhe rrjedhie gazi. Megjithatë, nderhyrja efikase ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet mbi ngjarjen e ndodhur dhe sipas informacioneve nga blutë e Shkodrës bëhet e ditur se shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike.


(en/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës