Autor i 7 vjedhjeve në Sarandë, arrestohet 22-vjeçari! Grabiti para, kondicionerë, biçikletë, deri tek qentë e gjahut

SARANDË- Një 22-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se është autor i 7 vjedhjeve në Sarandë. Elton Dauti, 22-vjeç, kryente vjedhje në disa zona të ndryshme të Sarandës, në zonat e Vagalatit, Finiqit, Konispolit.

Dauti ka rënë sërish në gjurmët e policisë, të cilët kanë arritur të dokumentojnë 7 vjedhjet e bëra nga ai. 22-vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje. Në 7 vjedhjet e dokumentuara nga policia, Duati ka vjedhur dy herë sasi të konsiderueshme parash në një kioskë dhe një banesë. Sakaq, ai ka vjedhur edhe një biçikletë, bateri makine, madje ka arritur deri aty sa të vjedhë edhe dy qen gjahu.

Konretish, 22-vjeçari është autori i këtyre vjedhjeve:

1. Më datë 25.12.2021, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Finiq, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në automjetin tip kamionçinë, në pronësi të shtetasit K. L;

2. Më datë 12.01.2022, në lagjen nr.2, Ksamil, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në kioskën e shtetases  A. P;

3. Më datë 31.01.2022, në lagjen “Rinia”, Ksamil, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur dy qen gjahu, në banesën e shtetases M. P;

4. Më datë 17.03.2022, në fshatin Çlirim, Finiq, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë dhe një bateri makine, në automjetin tip furgon, në pronësi të shtetasit kanadez C. D;

5. Më datë 01.04.2022, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit Xh. D.;

6. Më datë 24.05.2022, në fshatin Vrion, Finiq, dyshohet se ka tentuar të vjedhë magazinën e shtetasit P. H.;

7. Më datë 10.08.2022, në fshatin Çiflik, Konispol, dyshohet se ka vjedhur 2 kondicionerë në banesën e shtetasit M. GJ.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës