Violand Braçellari prej 10 vitesh në arrati, kishte arritur të ndërtonte një stan të mirfilltë në një një kodër të Lozhanit. Ai kishte ndërtuar stalla ku merrej me rritjen e bagëtive.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai i Braçellarit, Danieli dhe e ëma, Berdane, kanë përfituar fonde prej vitesh nga AZHBR për shtimin e numrit të lopëve në stan. Konkretisht Berdane Braçellari ka marrë 500.000 lekë të reja ndërsa i biri 497.500 lekë të reja.

Violand Braçellari, autor i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli, është dënuar me 10 vite në mungesë për trafik e prodhim të lëndëve narkotike, ndërsa cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai prej vitesh jetonte në stan ku dhe kishte punësuar një çoban. Ky i fundit ishte shkaku për indicien që policia mori për vendndodhjen e të shumëkërkuarit.


Lajmi kryesor:

Vrasja e policit në Maliq/ Violand Braçellari ishte kallëzuar një ditë para ngjarjes nga një çoban, e kishte kërcënuar me vdekje! Sekuestrohen armë e dronë në stan