Denoncimi i një çobani ishte arsyeja që nisi operacioni i një dite më parë në Maliq për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Nga detajet e reja të ngjarjes që çoi në vrasjen e efektivit Enea Mekolli dhe plagosjes së Edison Adrit, mësohet se 43-vjeçari ishte kallëzuar më 3 qershor nga një çoban të cilin e kishte punësuar prej vetëm 15 ditësh në stallat e tij. Sipas denoncimit, Braçellari e kishte kërcënuar me jetë dhe kishte refuzuar t'i paguante punën e kryer.

Pas kësaj, gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën për të arrestuar Braçellarin që dyshohej se fshihej në një stan në Lozhan të Maliqit. Efektivët u nisën në errësirë në terren të thepisur malor drejt stanit. I shumëkërkuari jetonte në këtë zonë të izoluar, vetëm me nënën e moshuar dhe merrej me blegtori. Stanin e kishte rrethuar me kamera sigurie.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e Violand Braçellarit janë gjetur dhe sekuestruar arma kallashnikov që dyshohet se është përdorur kundër efektivëve të policisë, si edhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Hetuesit kanë gjetur gjithashtu radio-komunikimi të ngjashme me ato që përdoren nga Policia e Shtetit, dylbi dhe disa dronë, të cilët janë sekuestruar dhe po i nënshtrohen ekspertizave për të përcaktuar funksionin dhe përdorimin e tyre.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Braçellari ka pasur probleme edhe më herët me autoritetet. Në vitin 2004, kur ishte 21 vjeç, ai është paraqitur për të kryer shërbimin ushtarak, por pas vetëm tre ditësh është larguar nga reparti dhe nuk është rikthyer më. Për këtë rast, sipas burimeve, ndaj tij ishte regjistruar edhe një procedim penal.

operacionin në Lozhan të Maliqit, Braçellari hapi zjarr kundër efektivëve në momentin që ata i bënë thirrje të dorëzohej. Mekolli mbeti i vdekur nga plumbi në kokë, ndërsa Adri u plagos në kokë e qafë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Edhe vetë Braçellari u plagos në duar e bark, por edhe ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjatë transportimit në spital, nuk shfaqi asnjë shenjë pendese.

Gjatë një konference për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, tha se breshëria e automatikut të Braçellarit ishte aq e fortë sa kishte shpuar edhe jelekët antiplumb të efektivëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:31
Operacioni në Maliq/ Efektivi Edison Adri ende në reanimacion, por në gjendje stabël! Autori Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën

1780558190_iplagosurinekorce.jpg

Edison Adri

Gjendja shëndetësore e efektivit Edison Adri dhe e autorit Violand Braçellari mbetet e pandryshueshme.

Polici i plagosur vijon të jetë i shtruar në reanimacion, në gjendje të rëndë, por me parametra jetësorë stabël.

Ndërsa Braçellari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.