-
Report Tv zbardh dosjen/ Si u vra efektivi Enea Mekolli? Në operacionin në Maliq, mori pjesë edhe një çoban! U vesh me uniformën e policisë
Report Tv zbardh të plotë dosjen hetimore për operacionin e policisë së Korçës ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli. Del në pah fakti se në operacion u përfshi dhe një çoban, që shërbeu si guidë për të çuar policët në stallat ku fshihej i shumëkërkuari Violand Braçellari.
11 Qershor, 13:34 -
Ra në krye të detyrës gjatë operacionit në Maliq, 5 mln lekë familjes së Enea Mekollit, Lamallari: Kjo sakrificë nuk do të harrohet
Familja e efektivit të vrarë në krye të detyrës do të përfitojë 5 milionë lekë të reja, ndërsa ajo e policit të plagosur 3 milionë lekë. Fëmija i Enea Mekollit do të përfitojë gjithashtu mbështetje financiare deri në moshën madhore.
10 Qershor, 13:01 -
Zbardhet dinamika e vrasjes së policit në Korçë, prokuroria: Autori shtiu i pari mbi efektivët! Arma e Enea Mekollit u gjet me 30 fishekë, s’qëlloi asnjë plumb
Sipas dosjes, pa përfunduar rrethimi, Violand Braçellari hapi zjarr drejt policisë. Pranë trupit të Enea Mekollit u gjet arma automatike e shërbimit me një krehër prej 30 fishekësh, ku 29 ndodheshin ende në karikator dhe një fishek ishte në folenë e armës. Sipas grupit hetimor, kjo tregon se efektivi nuk kishte arritur të qëllonte asnjë plumb gjatë sulmit.
7 Qershor, 16:48 -
Burg vrasësit të policit, Braçellari ‘kyç’ gojën për ngjarjen! Masa te Spitali i Traumës, rrezikon burgim të përjetshëm
Gjyqtari Gentjan Sallahu u paraqit në spital për masën dhe në seancën që zgjati rreth gjysmë ore, ai ka kyçur gojën para gjyqtarit. Sipas prokurorisë, gjatë rrethimit të stallave, policia është përballur me të shtënat e Braçellarit, i cili qëlloi edhe pse efektivët ishin të veshur me uniformë dhe jelekët aniplumb. Kjo rrëzon versionin e nënës së autorit që tha se policia nuk i bëri me dije se kush ishte dhe as thirrje për t’u dorëzuar..
7 Qershor, 14:37 -
Flet nëna e vrasësit të policit: Nuk doja kurrë të ndodhte! Im bir jetonte në mal, në shtëpi kthehej vetëm për t’u ushqyer
Berdane Bracellari e cila diten e ngjarjes thotë se ishte dëshmitare okulare shpreh keqardhjen për çfarë ndodhi, duke deklaruar se polici ishte duke bërë detyrën e tij.
7 Qershor, 12:51 -
-
-
-
Xhaxhai i efektivit të vrarë i kërkon llogari Begajt: Bëhuni të zotët e vendit se na fundosët të gjallë, na është mbyllur dera e shtëpisë
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekollit, i kërkoi presidentit Bajram Begaj që shteti të merrte masa për ngjarjen e rëndë. Me lot në sy, ai i tha Begajt se u është mbyllur dera e shtëpisë dh
5 Qershor, 12:10 -
-
Autor i vrasjes së efektivit të policisë, vëllai dhe e ëma e Violand Braçellarit morën 1 mln lekë financim nga AZHBR për krerë lopësh
Violand Braçellari prej 10 vitesh në arrati, kishte arritur të ndërtonte një stan të mirfilltë në një një kodër të Lozhanit. Ai kishte ndërtuar stalla ku merrej me rritjen e bagëtive.&l
5 Qershor, 10:24 -
Operacioni në Maliq/ Efektivi Edison Adri ende në reanimacion, por në gjendje stabël! Autori Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën
Edison AdriGjendja shëndetësore e efektivit Edison Adri dhe e autorit Violand Braçellari mbetet e pandryshueshme.Polici i plagosur vijon të jetë i shtruar në reanimacion, në gjendje të rëndë
5 Qershor, 09:44 -
Vrasja e policit në Maliq/ Violand Braçellari ishte kallëzuar një ditë para ngjarjes nga një çoban, e kishte kërcënuar me vdekje! Sekuestrohen armë e dronë në stan
Autorit të dyshuar të vrasjes së një efektivi policie dhe plagosjes së një tjetri, Violand Braçellari, iu gjetën disa armë në stan pas ngjarjes së rëndë. Policia organizoi operacionin për kapjen pas denoncimit të çobanit të tij. Nga vlerësimi paraprak, AMP nuk gjeti shkelje procedurash nga Policia e Korçës.
5 Qershor, 08:46 -
U vra në krye të detyrës, kolegë e familjarë i japin lamtumirën mes lotësh policit Mekolli! Xhaxhai: E dërguan në operacion pa asnjë mbrojtje! Dyshime se s'kishin antiplumb
Mes dhimbjes u përcoll në banesën e fundit, efektivi i policisë Enea Mekolli që u vra në krye të detyrës. Tejet të zemëruar familjarët i kërkuan llogari Presidentit Begaj, duke i thënë se ‘e keni lënë vendin në duart e kriminelëve’. Ata dolën kundër drejtorit te policise, duke deklaruar se në operacion ishin 6 efektivë, jo 40.
5 Qershor, 08:34 -
U vra në krye të detyrës, familjarët e Enea Mekollit kërkojnë që efektivi i ndjerë të mos prehet te Varreza e Dëshmorëve
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve sic e parashikon status
4 Qershor, 20:56 -
U vra në krye të detyrës gjatë një operacioni në Maliq, ministri Lamallari dhe Skënder Hita shkojnë për ngushëllim në familjen e efektivit të ndjerë Enea Mekolli
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë shkuar për ngushëllim te familja e efektivit Enea Mekolli, i cili u vra sot me armë zjarri në zonën malore të Lozhanit në Maliq nga Violand Braçellari.Gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisë
4 Qershor, 20:11 -
U vra në krye të detyrës, Enea Mekolli plotësoi dëshirën e vëllait të ndjerë për të punuar në radhët e policisë
Foto: Enea MekolliNgjarja e rëndë që i mori jetën efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ka prekur thellë opinionin publik. Pas uniformës që mbante me përkushtim fshihej një histori sakr
4 Qershor, 17:50 -
Vrasja e policit në Maliq, Hita: S’kam pasur dijeni për operacionin, hetim për procedurat e policisë! Plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb
Në një konferencë për shtyp krah ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, Skënder Hita bëri me dije se ka nisur një hetim për procedurat standarde lidhur me Violand Braçellarin, autorin e vrasjes së efektivit në Maliq të Korçës.
4 Qershor, 16:19 -
-
Me 1 plumb në bark dhe 2 në duar, vrasësi i efektivit mbërrin me ambulancë në spitalin e Traumës (VIDEO)
Autori Violand Braçellari ka mbërritur nga spitali i Korçës te Trauma me ambulancë. Mjekët u shprehën se ai ndodhet në gjendje stabël dhe se ka marr 3 plumba, një në bark dhe dy në dorë.
4 Qershor, 13:50