Autorët e masakrës në Elbasan u ndihmuan nga një grup kriminal, si u arratisën pas ekzekutimit të tre personave

3 ditë pas masakrës së Elbasanit, ku mbetën të vrarë 3 persona, Policia nuk ka asnjë të ndaluar si autor, por as ndonjë emër që dyshohet se organizoi atentatin. Endrit Alibeaj ishte objektiv i atentatit, por të vdekur mbetën edhe daja i tij Arben Dylgjeri si dhe një turk, Erdal Durunay. (SHIKO KËTU)

Autorët dyshohet se kanë qënë vrasës me pagesë dhe e kanë mirëmenduar mënyrën se si do arratiseshin pas vrasjes.

Burime nga Policia e Elbasanit thanë për Report TV se ka dyshime që dy automjete janë përdorur në këtë atentat. Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qënë në Shqipëri si dhe në datën 29 dhjetor, ditë ku u bë atentati.

Me makinën tjetër kanë lëvizur autorët që do bënin ekzekutimin që sipas të dhënave të Policisë kanë qënë 3. Në total 5 persona kanë marrë pjesë në këtë atentat, duke filluar që nga ndjekja, te vrasja dhe më pas largimi i autorëve.

Por ndryshe nga vrasjet e tjera mënyra e arratisjes së autorëve duket e mirëorganizuar. Ata nuk dogjën makinën me të cilën bënë atentatin por dyshohet se pikërisht me atë automjet janë larguar dhe e kanë fshehur në rrethinat e Elbasanit. As armët me të cilën u kryen vrasjen nuk janë gjetur, çka tregon se autorët kishin planin e arratisjes pa u pikasur nga Policia. 

Pas vrasjes atentatorët dyshohet se janë ndihmuar nga një grup kriminal në Elbasan me influenc në zonë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga uniformat blu.

Pavarësisht kontrolleve të Policisë, nuk është gjetur asnjë gjurmë e atentatorëve dhe kjo shton dyshimet e bashkëpunimit të tyre me një grup të fuqishëm në zonën e Elbasanit.

Hetimet për këto vrasje janë shtrirë edhe jashtë Shqipërisë. Endrit Alibej dyshohet se u ekzekutua për shkak të prishjes së pazareve për kokainën.

Konflikti e ka gjenezën jashtë Shqipërisë, por autorët zgjodhën Elbasanin për të kryer ekzekutimin. Endrit Alibej është arrestuar në 2013 në Itali me një sasi kokaine, vlera e të cilës shkonte 10 milionë euro.

Viktimat e atentatit në Elbasan dhe automjeti Range Rover ku u qëlluan 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasan-afganistan: 03/01/2019 14:07

    Me cilin grup ishin keta se spo e marrim vesh

    Përgjigju
  • Pipull: 03/01/2019 13:06

    E di gjithë qyteti dhe nuk e ditka Policia hajde shtet hajde.

    Përgjigju
  • Nasi: 02/01/2019 17:53

    Pse se thoni shqeto fare si eshte e verteta qe u eleminua nga fisi Capja per pazaret e kokaines te kapur ne Itali. 25kg kokaine e paster sjell nga Hollanda.Ne Elb te gjithe flasin

    Përgjigju
    • Daku: 03/01/2019 08:29

      Këto me çfarë ishin,me çapjat apo me Çelat. Ishin ushtarë të thjeshtë apo jo. Mund të na japë përgjigje ndonjë Elbasanlli vendas që e di historinë.

    • Ali: 02/01/2019 23:12

      Nasi je gabim,krta jane grui i Capjave,u eleminuan nga Celat. E ke infon gabim shoku.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja